RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

DnV: Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog

dnv:-sot-po-rivendosen-pozicionet-e-paleve-ne-dialog

Drejtori i Programeve në organizatën “Demokraci Plus”, Albert Krasniqi, thotë se nga zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore, po rivendosen pozicionet e palëve në dialog si dhe po definohet natyra e kompetencave të Asociacionit.

Ndërkohë, sot kanë filluar të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të vendit, andaj Krasniqi ka shkruar se në këtë mënyrë do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët, raporton teve1.info.

“Nga zgjedhjet që po mbahen në komunat në veri të Kosovës, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike. Mirëpo, zgjedhjet e sotme në veri janë përtej kësaj. Janë ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi këtë pjesë të territorit të Kosovës. Është përballje në mes të autoritetit legal të Kosovës dhe kontrollit faktik të Serbisë. Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të janë të vetëdijshme që zgjedhjet vetëm si metodë, nuk janë burim i pushtetit të autoriteteve publike pa pasur edhe mbështetjen e qytetarëve atje.

Related posts

Shefi i politikës së jashtme të BE-së e quan planin e Izraelit për pastrimin e Gazës një “krizë humanitare”

wpuser

Arrestohet një nga të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve në veri

rezart morina

OKB-ja përsërit thirrjen e saj që filloi pas tërmeteve për mbështetje për Turqinë

admin