RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla viziton fshatrat në komunat veriore: Qytetarët serbë të Kosovës nuk janë palë e dorës së tretë

svecla-viziton-fshatrat-ne-komunat-veriore:-qytetaret-serbe-te-kosoves-nuk-jane-pale-e-dores-se-trete

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të shtunën ka vizituar qytetarët e komunave veriore të vendit.

Xhelal Svecla ne veriun e Kosoves.
Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se kanë biseduar me ta për kërkesat e tyre dhe përkrahjen institucionale ku shtoi se do të jenë pranë tyre së bashku me akterët institucionalë.

“Dje vizitova komunat veriore dhe takova qytetarët tanë atje. Biseduam për kërkesat e tyre dhe përkrahjen institucionale. I sigurova që jam në shërbim të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe së bashku me akterët institucional do të jemi pranë tyre, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, ai u shpreh se qytetarët serbë “nuk janë palë e dorës së tretë” dhe se ata janë qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“Unë jam Ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njejtat të drejta. Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tonë”, shkroi ai.

Po ashtu, ministri bëri të ditur se ka vizituar edhe fshatrat shqiptare në veri ku thotë se “për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit”.

“Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta. Gjithandej takuam pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe si çdo herë, vërehej përkushtim e disiplinë e pashoq që garanton rend, ligj dhe siguri për të gjithë”, thuhet ndër tjerash në postim./

Related posts

Microsoft dhe Dropbox pushojnë mijëra punonjës, shkak Inteligjenca Artificiale

admin

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

admin

Aktorja britanike, Juliet Stevenson: Në Gaza po vriten civilë të pafajshëm

rezart morina