Sytliaç kështu të ëmbël me siguri nuk e keni provuar
Nevojiten:
200 g oriz,
3 lugë sheqer,
250 ml qumësht,
1 l ujë,
1 sheqer vaniljeje.
Shurupi:
300 g mjedra,
150 g sheqer,
50 ml ujë.
Përgatitja:
Orizin lajeni mirë dhe qiteni në 1 l ujë. Zieni në zjarr të qetë, dhe kur të vlojë qitni qumështin, shtoni sheqerin dhe sheqerin e vaniljes. Zieni derisa sytliaçi të vlojë.
Nga 150 g sheqer bëni shurupin me pak ujë dhe shtojani mjedrat që të zbuten mirë.
Në enë qitni një radhë oriz, një radhë pemë, mundeni t’i qitni edhepak lëng nga pemët e zbutura, dhe sërish oriz dhe ujë.
Në fund mbuloni me oriz dhe sipër qitni pemët e zbutura dhe shkundni mirë derisa lëngu të rrjedh anash nëpër skaje të enës.
Lëreni të ftohet dhe pastaj provojeni. Si akullore më të mirë. Është shumë freskues dhe i mirë.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.
The post Sytliaç i parezistueshëm me shurup pemësh: Ëmbëlsirë të cilën përherë do ta përgatisni! appeared first on Telegrafi.