Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog në rrjetin social, “X” e ka falënderuar për bashkëpunimin Kurtin, teksa ai ka thënë se e ka inkurajuar Kurtin që t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në.
Szunyog ka thënë se në takim e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin, teksa shtoi se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.
“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.
Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.