RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordani – Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje

jordani-–-shirat-e-dendur-shkaktojne-permbytje

Shirat e dendur kanë goditur disa pjesë të rajonit arab gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

“Në Jordani, përmbytjet që rezultuan nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan evakuimin e qindra turistëve të huaj nga qyteti antik i Petrës”, raportoi media jordaneze.

“Sasia e shiut në qytet rezultoi në përmbytje”, tha kreu i Autoritetit të Territorit të Petrës, Sulaiman al-Farjat, sipas gazetës jordaneze “Addustour”.

Reshje të rralla breshëri u raportuan në Kuvajt pasi vendi i pasur me naftë u godit nga shira të dendura të martën.

Reshjet gjatë ditës së sotme shkaktuan mbylljen e shkollave në Muscat, kryeqyteti i Omanit, një tjetër vend i goditur nga reshjet e shiut, duke bllokuar trafikun në disa pjesë të vendit.

Javën e kaluar, automjetet u përfshirë nga përmbytjet që rezultuan nga shirat e dendur në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, shtëpia e vendit më të shenjtë të Islamit. Autoritetet thanë se nuk janë raportuar vdekje./atsh

Related posts

Trump shtyn vizitën e rëndësishme në Kinë: Kemi një luftë në zhvillim dhe unë duhet të jem këtu

admin

Presidenti i Guatemalës i shpëton atentatit

admin

McDonald’s gjobitet 532 mijë dollarë në Korenë e Jugut për “rrjedhje” të të dhënave të klientëve

Muhamet Ramadani