RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajfuni Shanshan “godet” Japoninë jugore, tre të vdekur

tajfuni-shanshan-“godet”-japonine-jugore,-tre-te-vdekur

Tre persona kanë humbur jetën nga një tajfun i fuqishëm në Japoni. Tajfuni Shanshan ‘zbarkoi’ në prefekturën Kagoshima, në ishullin jugor të Kyushu, rreth orës 08:00 me orën lokale, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

Agjencia ka lëshuar paralajmërimin e rrallë për stuhitë më të fuqishme, duke paralajmëruar për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe dëme në shkallë të gjerë. Në ishull janë raportuar erëra të forta deri në 252 km/orë.

Rreth 255,00 shtëpi kanë mbetur pa energji, tha operatori i shërbimeve të ishullit.

Videot në internet tregojnë pemë të mëdha që lëkunden, pllaka të hedhura në erë nga shtëpitë dhe mbeturina që hidhen në ajër ndërsa shirat e dendur goditën ishullin.

Prodhuesit e mëdhenj të makinave si Toyota dhe Nissan mbyllën fabrikat e tyre të enjten, duke përmendur sigurinë e punonjësve të saj, si dhe mungesat e mundshme të pjesëve të shkaktuara nga stuhia.

Qindra fluturime drejt dhe nga Japonia jugore janë anuluar. Disa shërbime të trenave me shpejtësi të lartë janë pezulluar gjithashtu.

Në fillim të kësaj jave, qeveritë lokale lëshuan këshilla evakuimi për 810,000 njerëz në prefekturën qendrore Shizuoka në ishullin kryesor të Japonisë, Honshu. /abcnews

Related posts

Erdogan në Teheran: Turqia edhe Irani doemos në solidaritet të luftojnë kundër organizatave terroriste

admin

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Vendim i padrejtë, procesi nuk ka përfunduar

admin

Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

admin