RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajvani pretendon se në zonën e tij detektoi 22 avionë luftarakë kinezë dhe 20 luftanije

tajvani-pretendon-se-ne-zonen-e-tij-detektoi-22-avione-luftarake-kineze-dhe-20-luftanije

Tajvani ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit ka detektuar 22 avionë ushtarakë kinezë dhe 20 anije në zonën e tij. Kjo ka ndodhur në kohën kur Pekini ka rritur aktivitetin ushtarak në zonë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 13 nga avionët ushtarakë kinezë, kishin kaluar vijën e kufirit jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit.

Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja lundruan me anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, derisa Kina po shfaq pretendimet e saj territoriale.

Të hënën, një formacion detar i Kinës i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Shandong lundroi rreth 110 kilometra në juglindje të Tajvanit.

Sipas mediave shtetërore kineze, anija pritej të kryente stërvitje duke simuluar sulme me avionë, nëndetëse dhe anije luftarake. /koha

Related posts

Presidenti egjiptian pas rizgjedhjes: Lufta e Gazës “kërcënim i madh” për sigurinë kombëtare të Egjiptit

rezart morina

Pasi u betuan, deputetët e Listës Serbe lëshojnë seancën

admin

Shoqata izraelite: Afro 9 mijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

admin6