RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

talat-xhaferi-i-mbijeton-mocionit-te-mosbesimit

Deputetët me shumicë votash hodhën poshtë interpelancën për punën kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë votimit morën pjesë 104 deputetë, prej të cilëve 61 deputetë votuan “kundër” ndërsa 43 “pro”, dhe nuk kishte të përmbajtur.

Për shkak se sistemi nuk e njohu votën e Xhaferit nga ulësja e deputetit dhe në ekran u paraqitën 60 vota kundër, kryesuesi i seancës kërkoi mbylljen e dyerve të sallës dhe votim me prononcim verbal. Në fund opozita u pajtua që vetëm vota e Xhaferit të llogaritet si e tillë pas çka u bënë 61 vota të cilat e hodhën poshtë interpelancën.

“Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e kryetarit Talat Xhaferi”, tha kryesuesi i seancës, Goran Misevski.

Related posts

Filipine, të paktën 20 të vdekur nga shembja e një ndërtese në ndërtim e sipër

Irfan Jahiu

Tre migrantë afganë vdesin nga i ftohti duke tentuar të kalojnë kufirin drejt Iranit

RTI

10 të vr’arë në su’lmet ndaj shtëpive në Bureij, Rafah, herët në mëngjes

Muhamet Ramadani