Numri i projekteve të mbrojtjes, sipas presidentit turk, në vitin 2002 ka qenë vetëm 62, ndërsa sot këto projekte e tejkalojnë shifrën prej 750 sosh.
Në vetëm dy dekada, Turqia ka bërë përparime të rëndësishme në industrinë e saj të mbrojtjes, duke reduktuar varësinë e saj nga jashtë nga 80% në 20%, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e dorëzimit të tankeve të reja Altay në Forcat e Armatosura Turke për teste në provincën veriperëndimore Sakarya.
Ai theksoi qëllimin e Turqisë për të qenë “plotësisht e pavarur në industrinë e mbrojtjes”.
“Ne kemi reduktuar varësinë e huaj në industrinë e mbrojtjes nga rreth 80% në rreth 20% në një kohë kaq të shkurtër sa 20 vjet. Numri i projekteve të mbrojtjes, i cili ishte vetëm 62 në vitin 2002, sot ka kaluar 750”, tha Erdoğan.
Udhëheqësi turk tha gjithashtu se buxheti total i Turqisë për projektet e mbrojtjes ishte 5,5 miliardë dollarë në 2002, kurse tani ai ka arritur një vëllim projekti prej 75 miliardë dollarësh, duke përfshirë ato në procesin e tenderimit.
Erdoğan theksoi se pas çdo produkti të zhvilluar në industrinë e mbrojtjes fshihen përpjekjet shumëvjeçare, durimi, puna dhe fuqia financiare.
“Kjo është mënyra se si secili prej UCAV-ve tanë (mjete ajrore luftarake pa pilot) — të cilat dallohen sot në gjithë botën — dhe mjetet tona të blinduara tokësore, anijet luftarake, fregatat dhe raketat, si dhe sistemet e tjera, të cilat janë shumë të admiruara, janë shfaqur”, shtoi ai.
Turqia është bërë një vend furnizues për industrinë e mbrojtjes, me produktet e saj të përdorura nga shumë ushtri, nënvizoi mes të tjerash presidenti Erdoğan. /trt
10 yıl önce ilk ortaya konan prototipten çok farklı ve üstün kabiliyetlere sahip yeni Altay tankımız, inşallah coğrafyamızda Silahlı Kuvvetlerimiz için çok önemli bir güç çarpanı olarak görev yapacak. pic.twitter.com/q3ba8bAEVo
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 23, 2023