RTV AHIRETI
Lajme

Taravari fillon me shkarkimin e drejtorëve të klinikave: Pres që për dy muaj të mos ketë drejtorë ekonomik

taravari-fillon-me-shkarkimin-e-drejtoreve-te-klinikave:-pres-qe-per-dy-muaj-te-mos-kete-drejtore-ekonomik

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur se që sot do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë këtë funksion, por pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore.

Taravari pret që pas dy muajsh të mos ketë më drejtorë ekonomikë.

“Sot do të shkarkohen 7-8 drejtorë nga gjithsej 14, pra ata që u ka skaduar mandati. Meqenëse mandati i tyre do të përfundojë, të gjithë veprojnë dhe të tjerët do të shkarkohen. Kemi edhe drejtorë për të cilët ka vendim dhe për ta do të duhet të bëhen ndryshime ligjore. Por pres që për dy muaj të mos ketë më drejtorë ekonomikë”, tha Taravari gjatë vizitës në sallat e kirurgjisë së klinikës për KARIL, të cilat u mbyllën për shkak të erës.

The post Taravari fillon me shkarkimin e drejtorëve të klinikave: Pres që për dy muaj të mos ketë drejtorë ekonomik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti egjiptian dhe shefi i OKB-së theksojnë rëndësinë e një “armëpushimi të menjëhershëm” në Gaza

RTI

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës, eksperti i Ballkanit: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

admin

Moska: Këshilli i Sigurimit të diskutojë situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias

admin