RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Taravari: Në Maqedoni nuk ka pasur dhe nuk guxon të ketë qeveri pa shqiptarët

taravari:-ne-maqedoni-nuk-ka-pasur-dhe-nuk-guxon-te-kete-qeveri-pa-shqiptaret

Asnjëherë në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur qeveri pa shqiptarët dhe përsëri nuk guxon të ketë qeveri pa shqiptarët. Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke komentuar zërat e fundit që dalin pas takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ku, ky i fundit i ka pranuar ndryshimet kushtetuese, por i njejti ka vendosur një kushtë, që sipas Mickoskit, do të pranojnë të bëhen pjesë e qeverisë dhe ti votojnë ndryshimet kushtetuese por, pa BDI-në, raporton SHENJA.

Taravi thekson se janë duke i ndjekur dhe analizuar me kujdes zhvillet e fundit politike në vend. Ai thotë se ASH deri në fund të javës do të mbajnë një mbledhje me kryesin e partisë së tij dhe sipas tij , do të dalin me qëndrim të dakorduar brenda organeve partiake. Kreu i ASH në një pres konferencë gjatë ditës së sotme ka përçuar tre mesazhe.

“Edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit, ne përshëndesim gatishmërinë e re të VMRO-DPMNE-së, për të votuar ndryshimet kushtetuese, siç e dimë të gjithë, korniza jonë negociuese e 27 vendeve antare të BE-së, kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese, pra njëherë përmbyllja e ndryshime kushtetuese, e më pas hapja e negociatave, andaj vlerësojë se kushti i opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese suspenzive është thjeshtë e pa realizueshme, sepse ajo bie ndesh me kornizën negociuse me BE-në”, tha Taravari.

Lideri i ASH-së gjithashtu deklaron se ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi, më së voni deri në momentin e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare. /shenja

Related posts

Dëshmia e Bislim Zyrapit në Hagë: S’kam qenë në dijeni për civilë serbë të rrëmbyer në rastin e Rahovecit

admin

Aktivistja e mjedisit Thunberg arrestohet në Danimarkë gjatë pr’otestës kundër Iz’raelit

admin

Skocisë i mohohet referendumi i pavarësisë

admin