RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skocisë i mohohet referendumi i pavarësisë

skocise-i-mohohet-referendumi-i-pavaresise

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë vendim se Skocia nuk e ka fuqinë për ta mbajtur referendumin e pavarësisë pa pajtimin e Qeverisë britanike.

Vendimi është disfatë për qeverinë skoceze që kishte nisur fushatën për shkëputje nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjykata ka bërë të ditur se parlamenti skocez nuk e ka fuqinë që të nisë referendumin për pavarësinë skoceze. Kryetari i Supremes, Robert Reed, ka thënë se pesë gjykatësit ishin unanim në vendimin e tyre.

Qeveria gjysmëautonome e Skocisë dëshiron të mbajë referendum në tetorin e vitit 2023 me pyetjen nëse Skocia duhet të jetë shtet i pavarur.

Qeveria konservatore e Britanisë nuk ka miratuar kërkesën, duke thënë se kësaj pyetje i është dhënë përgjigje në referendumin e vitit 2014 kur skocezët refuzuan pavarësinë me 55 për qind.

Mirëpo qeveria propavarësisë në Edinburg dëshiron të rishikojë vendimin, duke argumentuar se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ka ndryshuar rrënjësisht peizazhin politik dhe ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar. /koha

Related posts

Putin akuzon Perëndimin për “agresion dhe hipokrizi”

admin

Serbia i dërgoi letër për kthimin e ushtarëve të saj në Kosovë, KFOR-i thotë se po e shqyrton atë

admin

Këshilli i Sigurimit zgjat mandatin e forcës së përkohshme të OKB-së në Liban për 1 vit

admin