Përbërësit:
– 750 gr patate të prera në copa të përshtatshme
– 1 kokë brokoli, rreth 400 gr, e ndarë në lule
– 200 ml krem qumështi
– 2 lugë çaji mustardë
– rreth 300 gr filetë salmoni e prerë në copa të përshtatshme
– 2 lugë gjelle parmigiano e grirë
– kripë
– piper i bluar në moment, nëse dëshirojmë
Pregaditja:
Spërkasim patatet me kripë e piper dhe pastaj i gatuajmë në avull deri sa të bëhen. 5 minuta para se të jenë gati shtojmë dhe brokolin. Përziejmë kremin e qumështit me mustardë dhe pak kripë. Kthejmë patatet dhe brokolin në një tepsi të përshtatshme dhe vendosim midis tyre copat e salmonit të marinuara me kripë dhe piper. Hedhim sipër kremin e qumështit duke u kujdesur që ai të mbulojë pjesën më të madhe të tepsisë. Spërkasim me djathë dhe pjekim në furrë, në 200 gradë deri sa të krijojë një kore ngjyrë kafe të hapur dhe salmoni të jetë bërë në tërë trashësinë e tij.