Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare ish-sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Jashar ef. Jashari.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, ditë e premte, më 24 mars 2023, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Lusim Zotin e Madhëruar që rahmetliun ta ketë mëshiruar dhe ta gradojë me Xhenet!
Me këtë rast, Myftiu Tërnava, shpreh ngushëllime për familjen e haxhi Jashar ef. Jasharit, bashkëpunëtorët dhe kolegët të cilët punuan me të.