RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon shkeljet e ministrit izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa

turqia-denon-shkeljet-e-ministrit-izraelit-ndaj-xhamise-al-aksa

Turqia dënoi bastisjen e kryer nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Turqisë, publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me bastisjen që Ben-Gvir kreu nën shoqërimin e forcave izraelite të sigurisë.

“Dënojmë ashpër bastisjen që ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare ka kryer më 21 maj nën shoqërimin e forcave izraelit të sigurisë, i cili në mënyrë të hapur ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Është e papranueshme që anëtarët e qeverisë së Izraelit të sfidojnë në këtë mënyrë statusin historik të Xhamisë Al-Aksa dhe të kryejnë veprime nxitëse dhe fashiste”, tha Ministria.

Më tej në deklaratën e Ministrisë thuhet: “Edhe njëherë ftojmë qeverinë e Izraelit që të veprojë me përgjegjësi dhe t’i japë fund menjëherë çdo veprimi provokativ që shkel statusin historik të Xhamisë Al-Aksa i cili bazohet në ligjin ndërkombëtar”.

Related posts

Gjukanoviq për Abazoviqin: Të vetmen gjë që e vlerësoi tek ai është se është shqiptar

admin

Miliona njerëz në funeralin e Khameneit, por një detaj tërhoqi gjithë vëmendjen: ku është pasardhësi?

Muhamet Ramadani

Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-ja përfundon aktivitetin pas 9 muajsh

Muhamet Ramadani