RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

te-biesh-ne-gjume-heret-rregullon-presionin-e-gjakut

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.

Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme.

Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.

Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Tensioni i lartë i gjakut i patrajtuar rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore. Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut të paktën çdo dy vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç. Disa njerëz kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta.

Related posts

Etiketimi “dietë” në fakt nuk do të thotë se produkti është disi më i shëndetshëm, kanë treguar studimet e fundit. Ekspertët pohojnë se produktet e qumështit nuk janë një zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë proteina të mjaftueshme për të na mbajtur të ngopur. Për këtë, menjëherë pas konsumimit të tyre, ndihemi të uritur. Prandaj, kosi i zakonshëm është një zgjidhje shumë më e mirë.  Një tjetër ushqim në listë është lëngu i shtrydhur. Një numër i madh njerëzish mendojnë se marrja e një doze të madhe vitaminash me lëng të shtrydhur është e mirë për trupin e tyre. Megjithatë, ky nuk është rasti. Lëngjet e shtrydhura, veçanërisht nga portokalli dhe limonët, mund të përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngjet që blejmë. Dhe gjalpi mund të përmbajë një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, si dhe yndyrna të shëndetshme, por përveç kësaj, përmban shumë yndyrna të ngopura që mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemër dhe enët e gjakut. Si zëvendësues të tij, nutricionistët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse ju ngop më mirë.

admin

Kujdes kur i jepni këtë ushqim fëmijëve, rrezikojnë të mbyten nëse s’tregoheni të vëmendshëm

admin

Çaji i zi ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut

Muhamet Ramadani