Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, duke vrarë të paktën 13 persona. Stuhia e fuqishme ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.
Për shkak se tornadoja ka lëvizur drejt disa shteteve jugore amerikane, autoritetet kanë paralajmëruar se në disa vende situata mund të jetë “kërcënuese për jetë”.
Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit konfirmoi se tornadoja ka shkatërruar disa pjesë në Misisipi. Në dy qyteza rurale të këtij shteti është raportuar se tornadoja ka arritur në 113 kilometra në orë dhe është nisur drejt Alabamës.
Angelia Easton, mjeke ligjore në qarkun Sharki, tha se 13 persona janë vrarë nga tornadoja në Misisipi.
ABC News më herët ka raportuar edhe për gjashtë vdekje të tjera në disa qarqe në Misisipi.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarm për stuhinë duke u bërë thirrje qytetarëve: “Për të mbrojtur jetën tuaj, strehohuni tani”.
Ky shërbim tha se banorët mund të lëndohen për shkak të objekteve që mund të fluturojnë për shkak të erërave të fuqishme.
Qendra për Parashikimin e Stuhive paralajmëroi se disa pjesë të Arkansasit, Luizianës, Misisipit dhe Tenesisë mund të përballen me tornado të fuqishme. Stuhi po ashtu është paraparë të godasin lindjen e Teksasit dhe juglindjen e Oklahomës, por edhe juglindjen e Mizurit dhe jugun e Illinojsit.
Sipas autoriteteve, të premten mbi 49.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Arkansas, Misisipi dhe Tenesi.
OMG. My heart just sank. God bless these people.
A wedge tornado reportedly 2mi at the base has destroyed multiple towns in Mississippi and Alabama.
Multiple reports of towns completely demolished with no safe routes for emergency crews to access those who are trapped. pic.twitter.com/4ybl0H4nSi
— Shannon Crawford (@shae33172) March 25, 2023