RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 25 milionë njerëz përballen me uri e kequshqyerje për shkak të konfliktit në Sudan

te-pakten-25-milione-njerez-perballen-me-uri-e-kequshqyerje-per-shkak-te-konfliktit-ne-sudan

Të paktën 25 milionë njerëz po luftojnë çdo ditë e më shumë me mungesë në rritje të ushqimit dhe kequshqyerje pasi kriza në Sudan përkeqësoi situatën në të gjithë rajonin, paralajmëroi Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.

Mijëra familje po zhvendosen përtej kufijve në Çad dhe Sudanin e Jugut çdo javë, duke e rënduar edhe më shumë gjendjen, tashmë të përkeqësuar në të dy vendet dhe duke krijuar krizën më të madhe të zhvendosjes në botë.

Sipas Programit, më shumë se 500 mijë të arratisur nga lufta në Sudan kanë kaluar kufirin në qytetin Renk të Sudanit Jugor, që nga shpërthimi i luftimeve prillin e 2023-s. Një mijë deri në 2 mijë persona vazhdojnë të kalojnë çdo ditë kufirin.

Në Sudanin e Jugut familjet që ikin nga Sudani tani përbëjnë 35% të atyre që përballen me nivele katastrofike të urisë, pavarësisht se përbëjnë vetëm 3% të popullsisë së përgjithshme.

Normat e kequshqyerjes po rriten me shpejtësi tek fëmijët që po vuajnë në kampe transiti të përkohshëm, si ai në Renk. Sipas Programit, afërsisht 4 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç që kalojnë kufirin në Sudanin e Jugut janë të kequshqyer. /koha

Related posts

Pritje deri në katër orë në Merdar për të dalë nga Kosova

admin

Kërkohet referendum që qytetarët të vendosin për marrëveshjen me Serbinë

admin

Tajvani thotë se 13 avionë kinez shkelën hapësirën e tij ajrore

admin