RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 26 civilë të vrarë në sulmet e dhjetorit nga regjimi sirian dhe Rusia në Idlib

te-pakten-26-civile-te-vrare-ne-sulmet-e-dhjetorit-nga-regjimi-sirian-dhe-rusia-ne-idlib

Të paktën 26 civilë u vranë dhe 118 të tjerë u plagosën muajin e kaluar në sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe Rusisë në zonën e de-eskalimit të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu.

Një zyrtar për mediat i grupit lokal të mbrojtjes civile Helmetat e Bardha tha se në muajin dhjetor regjimi i Asadit, i mbështetur nga Rusia dhe Irani, kreu 118 sulme tokësore dhe ajrore në zonën e de-eskalimit të Idlibit.

Ai tha se viktimat u regjistruan në sulmet ndaj fshatrave në zonat rurale të Idlibit dhe Halepit.

Zyrtari tha se sulmet kanë vendosur në shënjestër shtatë shkolla, një furrë buke, katër kampe të tendave, gjashtë tregje publike dhe dy xhami, duke shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme.

“Në sulmet ajrore nga Rusia, pesë civilë, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën. Në sulmet tokë-tokë të kryera nga regjimi i Asadit dhe grupet e mbështetura nga Irani, 21 civilë humbën jetën”, tha ai.

Situata në Idlib

Në një takim në Astana të Kazakistanit në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani krijuan katër “zona de-eskalimi” në Siri në zonat që nuk janë nën kontrollin e qeverisë siriane.

Administrata e Damaskut, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet, morën nën kontroll tre nga katër rajonet dhe u drejtuan për në Idlib.

Edhe pse në muajin shtator të vitit 2018 Türkiye arriti një marrëveshje shtesë me Rusinë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan përsëri në muajin maj të vitit 2019.

Pasi u arrit një marrëveshje e re armëpushimi për Sirinë veriperëndimore midis Ankarasë dhe Moskës më 5 mars të vitit 2020, armëpushimi kryesisht u respektua.

Midis viteve 2017 dhe 2020, dy milionë civilë që ikën nga sulmet u detyruan të emigrojnë në zonat afër kufirit turk.

Related posts

Erdogan: Pas votimit do të shpallim shekullin e Turqisë

admin

Xhaçka e shokuar me deklaratat e ministrit britanik për migrantët shqiptarë

admin

Gjermania thërret takimin e G7-ës për të folur për Ukrainën

admin