RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 28 të vdekur nga një ortek që përfshiu një autostradë në Kinë

te-pakten-28-te-vdekur-nga-nje-ortek-qe-perfshiu-nje-autostrade-ne-kine

Një operacion shpëtimi për të gjetur njerëz të bllokuar në një ortek në një autostradë tibetiane tani ka përfunduar, derisa raportohet se numri i të vdekurve është të paktën 28.

Njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre pasi bora përfshiu daljen e një tuneli në qytetin juglindor të Nyingchi në Kinë të martën në mbrëmje, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ekipet e shpëtimit vendas thanë se orteku ishte “shkaktuar nga erërat e fuqishme”. Nuk dihet se sa persona janë ende të zhdukur.

Megjithatë, 53 të mbijetuar u gjetën, pesë prej të cilëve të lëndua rëndë, sipas Global Times, duke cituar një zyrtar të qeverisë lokale. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se autoritetet lokale dërguan 1,348 punëtorë shpëtimi dhe 236 pajisje për të ndihmuar në gërmimin e një kalimi prej 7.5 km.

Orteku mbuloi një autostradë që lidh qytetin Pai në kontenë Mainling dhe qarkun Medog në Tibet, një rajon i largët dhe kryesisht budist në Kinën perëndimore.

Mali ka një lartësi prej afro 4,500 metra si dhe shpate të pjerrëta dhe një pjesë e rrugës që kalon përgjatë tij është e thyer. Rritja e temperaturave luajti gjithashtu një rol në katastrofë, thanë ekspertët nga shtabi lokal i shpëtimit emergjent për Xinhua.

Himalajet shpesh goditen nga ortekët, pasi janë shtëpia e maleve më të larta në botë. Të paktën 26 njerëz vdiqën në tetor pasi një ekspeditë alpinistike u kap nga një ortek në malin Draupadi ka Danda-II, në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand. /koha

Related posts

Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220.000 efektivë për shkak të shqetësimeve për sigurinë

admin

Forcat jemenase shënjestrojnë pajisjet dhe komandantin e grupit Huthi në Jemenin perëndimor

Irfan Jahiu

Mbledhja e 188-të, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria Kurti

Muhamet Ramadani