RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 447 civilë të vrarë në Jemen në vitin 2022

te-pakten-447-civile-te-vrare-ne-jemen-ne-vitin-2022

Të paktën 447 civilë janë vrarë në luftimet mes rivalëve ndërluftues në Jemen këtë vit, sipas një grupi për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tridhjetë e pesë gra dhe 82 fëmijë ishin në mesin e viktimave, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar për Hetimin e Shkeljeve të Dyshuara të të Drejtave të Njeriut.

Rreth 891 civilë janë plagosur gjithashtu gjatë dhunës, duke përfshirë 84 gra dhe 212 fëmijë, njoftohet më tej.

Grupi i të drejtave tha se ka dokumentuar 3.411 shkelje në gjithë Jemenin në vitin 2022, të cilat varionin nga tortura, zhvendosja e detyruar, arrestimet e paligjshme, prishjet e shtëpive e deri te rekrutimi i fëmijëve.

Komisioni hodhi përgjegjësinë mbi rivalët ndërluftues për këto shkelje, por veçoi rebelët Houthi për shpërthimet e minave tokësore dhe rekrutimin e fëmijëve.

Konflikti në Jemen filloi në shtator 2014 kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana. Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite hyri në luftë në fillim të vitit 2015 për të rikthyer qeverinë në pushtet.

Konflikti tetëvjeçar ka krijuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë, në të cilën miliona njerëz janë të rrezikuar të vdesin nga uria.

Related posts

Polonia do të rrisë sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

rezart morina

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska

rezart morina

Ndalimi i kultivimit të opiumit prej talibanëve në Afganistan uli prodhimin, ekspertët e OKB: Heroina alternativë me rrezik vdekjeprurës

admin