RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

te-pakten-5-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-kazakistan

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Kazakistan, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për 2 të zhdukur, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët pas një seance të Senatit, zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme Marat Kocayev tha se 4 persona kanë humbur jetën në rajonin Atrau për shkak të përmbytjeve në vend, kurse një fëmijë ka vdekur pasi është rrëmbyer nga rrjedha në rajonin e Turkestanit.

Ai tha se në provincën Abay po vazhdojnë kërkimet për 2 persona, duke shtuar se tashmë është ngritur çështje penale në lidhje me incidentet dhe ka nisur hetim nga forcat e policisë.

Vendi po vazhdon të luftojë me përmbytjet që po ndodhin si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës pas një dimri me reshje të dendura, duke shkaktuar vërshime në lumenj.

Sipas të dhënave aktuale të Ministrisë së Emergjencave, gjendja e jashtëzakonshme vijon “në shkallë lokale” në 38 vendbanime në 8 rajone për shkak të përmbytjeve.

Ndërsa numri i të shpëtuarve nga zonat e përmbytjeve deri më tani ka shkuar në 117.694, 18.651 prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. 6.887 nga të evakuuarit janë duke qëndruar në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

5.718 shtëpi janë përmbytur në rajonet Akmola, Aktobe, Atrau, Kostanay dhe Kazakistani Verior.

Për të luftuar përmbytjet në vend janë mobilizuar 44.156 efektivë, përfshirë edhe ushtarë.

Related posts

Kina “thellësisht e shqetësuar” për gjendjen në Gaza, i bën thirrje Izraelit të mos përshkallëzojë situatën

RTI

Dëshmitari i dytë flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci

admin

BE-ja dhe 13 vende i bëjnë thirrje Izraelit të ndërmarrë veprime konkrete kundër dhunës së kolonëve izraelitë

Muhamet Ramadani