RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 50 mijë shtëpi të shembura nga tërmeti në Marok

te-pakten-50-mije-shtepi-te-shembura-nga-termeti-ne-marok

Të paktën 50.000 shtëpi janë shembur plotësisht ose pjesërisht nga tërmeti vdekjeprurës i së premtes në Marok, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Pas një takimi të kryesuar nga Mbreti Mohammed VI, Oborri Mbretëror i Marokut tha në një deklaratë se qeveria do të japë ndihmë urgjente me vlerë 30.000 dirhemë (rreth 3.000 dollarë) për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndihmë e drejtpërdrejtë financiare prej 140.000 dirhemë (rreth 14.000 dollarë) do të jepet për shtëpitë e shembura plotësisht dhe 80.000 dirhemë (rreth 8.000 dollarë) për shtëpitë e shembura pjesërisht, thuhet në deklaratë.

Të paktën 2.946 njerëz kanë humbur jetën dhe 5.674 të tjerë janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 7 ballë që goditi Marokun të premten vonë.

Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin e Afrikës Veriore në njëqind vjet, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

Related posts

Ushtria izraelite: Kemi nxjerr trupat e gjashtë pengjeve të marra nga militantët e Hamasit më 7 tetor

admin

Gaza, rritet në 31.923 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Përmbytjet në jug të Gjermanisë, mbytet një zjarrfikës në përpjekje për të shpëtuar banorët

admin