RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 68 persona u vranë në sulmet ajrore të Izraelit në Gaza

te-pakten-68-persona-u-vrane-ne-sulmet-ajrore-te-izraelit-ne-gaza

Të paktën 68 persona u vranë në sulmet ajrore që avionë izraelitë kryen ndaj dy pikave të ndryshme në qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, 48 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e avionëve luftarakë izraelitë ndaj lagjes Al-Zaytoun në pjesën qendrore të qytetit të Gazës.

Ndërsa në një sulm tjetër të kryer në afërsi të Universitetit Al-Aqsa humbën jetën 20 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, në sulmet izraelite deri më tani janë vrarë 21.822 palestinezë përfshirë të paktën 9 mijë fëmijë dhe 6.450 gra ndërsa janë plagosur 56.451 të tjerë.

Related posts

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në jug të Libanit, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

Hevzi

Kryeministri palestinez takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Palestinë

Hevzi

Shërbimi klimatik i BE-së: Evropa Perëndimore shënon qershorin më të nxehtë në histori

Irfan Jahiu