RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 9 të vrarë pasi protestuesit sulmojnë Konsullatën e SHBA-së në Karachi të Pakistanit për vrasjen e Khameneit

te-pakten-9-te-vrare-pasi-protestuesit-sulmojne-konsullaten-e-shba-se-ne-karachi-te-pakistanit-per-vrasjen-e-khameneit

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve të revoltuar, të cilët arritën të hyjnë në Konsullatën e SHBA-së në qytetin Karachi të Pakistanit, për të protestuar kundër vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në një sulm të përbashkët SHBA-Izrael.

Drejtori i Qendrës së Traumës në Spitalin Civil, Dr. Sabir Memon, tha për Anadolu se në institucion u dërguan trupat e nëntë protestuesve me plagë nga armë zjarri.

Ai shtoi se 32 të plagosur po trajtohen në spital, ndërsa të paktën tetë të tjerë u transferuan në një spital privat nga familjarët e tyre. Dy efektivë të policisë ishin mes të plagosurve.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe qëlloi në ajër teksa qindra protestues marshuan drejt misionit amerikan në qytetin pakistanez.

Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, dhjetëra prej tyre arritën të hyjnë në ambientet e konsullatës, thyen xhamat dhe i vunë flakën një pjese të recepsionit.

Turmat e zemëruara gjithashtu dogjën një postbllok të polocosë jashtë konsullatës dhe goma makinash.

Protesta shpërthyen edhe në disa qytete të tjera, përfshirë në Lahore, ku demonstruesit u përleshën me policinë gjatë marshimit drejt Konsullatës së SHBA-së.

Në kryeqytetin Islamabad, policia bllokoi të gjitha rrugët që çojnë drejt Enklavës Diplomatike, ku ndodhen ambasadat e huaja, përfshirë ajo amerikane.

Në një zhvillim lidhur me këtë ngjarje, qeveria e provincës Sindh, me kryeqytet Karachin, formoi një komitet për të hetuar përleshjet dhe vrasjet e protestuesve.

Duke shprehur keqardhje dhe dhimbje për viktimat, qeveria u bëri thirrje protestuesve që të shprehin kundërshtimin e tyre “në mënyrë paqësore”.

Related posts

Rohde: Lajm vërtetë i mirë marrëveshja për dokumente, më shumë nga këto ju lutem

admin

Vendet e Evropës Jugore thirrje BE-së për “më shumë veprim në çështjen e migracionit”

admin

Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

admin