RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të shtëna me armë në orët e mëngjesit në Prishtinë, plagosen dy persona

te-shtena-me-arme-ne-oret-e-mengjesit-ne-prishtine,-plagosen-dy-persona

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku për pasojë dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur.

“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke punuar për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar ai.

Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për zbardhjen e rastit.

Related posts

Japoni, popullsia mbi 100-vjeç kalon për herë të parë mbi 95 mijë

Muhamet Ramadani

“Netanyahu po shtyn planet për emigrim vullnetar të palestinezëve në Gaza”

admin

Mbreti saudit bën thirrje për t’u dhënë fund “krimeve të tmerrshme” në Gaza

Muhamet Ramadani