RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të shtëna me armë në Prishtinë, tentohet grabitja e një furgoni me para

te-shtena-me-arme-ne-prishtine,-tentohet-grabitja-e-nje-furgoni-me-para

Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

“Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

Related posts

Trump mund të mos marrë pjesë në dasmën e të birit për shkak të luftës me Iranin: Nuk është një kohë e mirë për mua, nëse shkoj…

admin

Pas shpërthimit të raketës “Falcon 9”, pezullohen fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë

admin

Shefi i inteligjencës së Türkiyes takohet me delegacionin e Hamasit për armëpushimin në Gaza

RTI