RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Të zhdukurit me dhunë”, termi që po e pengon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për të pagjeturit

“te-zhdukurit-me-dhune”,-termi-qe-po-e-pengon-arritjen-e-marreveshjes-kosove-serbi-per-te-pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u deklarua pas paralajmërimit të Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit tha se është e nxituar të thuhet se janë afër arritjes së kësaj marrëveshje.

Ai bëri të ditur se janë disa çështje që kanë ngelur pa dakotdim dhe përmendi një dallim kryesor që tha se ekziston – emërimi i personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas tij, Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm ‘persona të zhdukur’, ndërsa Kosova insiston në emërtimin ‘të zhdukur me dhunë’.

“Besoj se është pak çështje perceptimi se sa jemi afër ose larg. Nuk jemi shumë larg por ndoshta është e nxituar të themi se jemi shumë afër. Sidoqoftë janë disa çështje që kanë ngelur pa darkodim e unë do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të personave të zhdukur gjatë luftës”.

“Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të zhdukur ndërsa ne insistojmë të themi se janë të zhdukur me dhunë. Ata nuk janë zhdukur nga ndonjë fatkeqësi natyrore, por janë zhdukur me dhunë, pra bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime. Insistimi ynë është që të theksohet kjo gjë”, u shpreh kryeministri.

Related posts

Kurti pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan

RTI

Princi Harry: Kam vrarë 25 talebanë në Afganistan, i kam konsideruar pengje

admin

OKB: Ar’mëpushimi në Ga’za, prioritet absolut dhe urgjent

rezart morina