RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teherani paralajmëron se masa e Trumpit për të anuluar memorandumin Iran-SHBA “e shtyn rajonin drejt flakëve”

teherani-paralajmeron-se-masa-e-trumpit-per-te-anuluar-memorandumin-iran-shba-“e-shtyn-rajonin-drejt-flakeve”

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, paralajmëroi sot se deklarata e presidentit amerikan Donald Trump që i jep fund një memorandumi mirëkuptimi midis Teheranit dhe Washingtonit “e shtyn rajonin drejt flakëve”, transmeton Anadolu.

Trump tha më herët sot se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ka “përfunduar”.

“Përgjegjësia për përshkallëzimin e fundit dhe për pranimin verbal të anulimit të memorandumit të mirëkuptimit nga politikani hajdut i turpëruar nga skandali Epstein, një memorandum që tashmë ishte shkelur në mënyrë të përsëritur në praktikë e shtyn edhe një herë rajonin drejt flakëve”, tha Ali Akbar Velayati në reagimin e parë iranian ndaj komenteve të Trumpit, siç citohet nga Agjencia e Lajmeve iraniane Mehr.

Irani kishte “paralajmëruar më parë se rajoni nuk është një vend për lojërat politike të shteteve të vogla dhe ne kemi demonstruar vazhdimisht se aktet e aventurizmit do të marrin një përgjigje të menjëhershme,” tha ai.

Më 17 qershor, Irani dhe SHBA-ja arritën një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund konfliktit të tyre ushtarak që filloi pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Teheran në shkurt.

Related posts

Sulmohet një grua nga tre persona të panjohur në veri të Mitrovicës

admin

Dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga të ftohtët

admin

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, takohet me presidentin Milanoviq

Muhamet Ramadani