RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Telefonata Meloni-Erdogan, diskutime për krizën në Lindjen e Mesme

telefonata-meloni-erdogan,-diskutime-per-krizen-ne-lindjen-e-mesme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike me temën kryesore të Lindjes së Mesme.

Siç thuhet në deklaratën e qeverisë italiane, “Giorgia Meloni uroi për një de-përshkallëzimin e shpejtë të konfliktit, i cili nuk duhet të zgjerohet në pjesën tjetër të rajonit dhe nënvizoi rolin kyç të Turqisë në këtë kontekst”.

Në të njëjtën kohë në njoftim theksohet se “dy liderët konfirmuan vullnetin e tyre për të kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në këtë fazë të vështirë për rajonin”.

Italia përsëriti qëndrimin e saj për lirimin e menjëhershëm të pengjeve nga Hamasi dhe për pauza humanitare në favor të popullatës civile të Gazës.

Në të njëjtën kohë, siç thuhet në deklaratën e qeverisë italiane, “Giorgia Meloni e informoi bashkëbiseduesin e saj për ndihmat humanitare të Italisë, të cilat arritën në destinacionin e tyre nëpërmjet Egjiptit dhe për nisma të reja të mundshme në favor të popullatës civile të Gazës“.

Në fund, qeveria e Romës bëri të ditur se “të dy liderat nënvizuan rëndësinë e mbajtjes së një koordinimi të ngushtë për evoluimin e krizës, ndërsa u shpreh pritshmëria që së shpejti mund të lindte një mundësi për një takim të ri”. /abcnews

Related posts

Bosnja dënon pesë serbë etnikë për krime të kryera gjatë luftës

rezart morina

Kina: Vra’sja e kreut të Byrosë Politike të Ha’masit shkel Kartën e OKB-së

admin

Analiza e Sky News: Çfarë ndikimi pati veprimi ushtarak izraelit në Iran?

admin