RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OBSH-së: Inkursioni i forcave izraelite në spitalin e Gazës krejtësisht i papranueshëm

shefi-i-obsh-se:-inkursioni-i-forcave-izraelite-ne-spitalin-e-gazes-krejtesisht-i-papranueshem

Inkursioni i Izraelit në spitalin Al Shifa është kritikuar si “krejtësisht e papranueshme” nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Ghebreyesus tha se kishte 3,500 shtretër spitalor në të gjithë Gazën para këtij konflikti – por tani janë rreth 1,400, shkruan Sky News.

“Për tre ditët e fundit nuk ka asnjë përditësim për numrin e vdekjeve,” shtoi ai, duke thënë se e bën më të vështirë vlerësimin e sistemit shëndetësor në Gaza.

Më herët ai kishte thënë se raportet e trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që hynë në spital ishin “thellësisht shqetësuese”.

“Ne kemi humbur përsëri kontaktin me personelin shëndetësor në spital,” shkroi ai në platformën X. /abcnews

Related posts

Izraeli sulmon Iranin me raketa

RTI

Emigrimi, më shumë ikin të rinjtë/ Banka Botërore: Bizneset do vuajnë mungesën e fuqisë punëtore

admin

Tri objekte që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

admin