Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
Sipas Institutit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Këto temperatura të parashikuara thuhet se në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materieve të metalta, asfaltit, materieve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit.
Sipas Institutit këtë janë edhe gjatë natës dhe orëve të hershme temperaturat nuk do të bie nën 20 gradë Celsius.
Institutit ka bërë apel që personat me sëmundje kronike të iu shmangen daljeve në diell.
“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit.