RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Temperatura të larta edhe gjatë javës

temperatura-te-larta-edhe-gjate-javes

Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell e me vranësira të pakta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 11-15 gradë Celsius, e maksimalet mes 28-32 gradë.

Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, por do të jenë temperaturat pak më të ulëta. Minimalet do të sillen mes 10-13 gradë e maksimalet mes 27-30 gradë.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndarja, ku temperatura më e ulët do të jetë 10 gradë e maksimalja 32 gradë.

Të enjten do të ketë ngritje të temperaturave. Temperaturat maksimale do të sillen mes 30-33 gradë Celsius.

Të premten do të jetë moti me diell e vranësira të shpërndara, ku temperatura maksimale do të arrijë në 34 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficit të reshjeve”, ka njoftuar IHMK.

Related posts

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin

admin

Lufta me Iranin/ Anija e marinës amerikane me 2500 ushtarë në bord zbarkon në Lindjen e Mesme!

admin

Atentati ndaj Trump/ Zbulohen detaje të reja: Shërbimi Sekret u paralajmërua 10 minuta para për kërcënimin e 20-vjeçarit

admin