RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Temperaturat e larta kufizojnë orarin e punës në Kosovë

temperaturat-e-larta-kufizojne-orarin-e-punes-ne-kosove

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të premten që si pasojë e temperaturave të larta të kufizojë orarin e punës në disa kategori deri më 20 korrik.

Sipas vendimit, të cilin Ministria ka thënë se e ka marrë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 20 korrik gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna. Nëse kjo është e pamundshme, sipas MSH-së, gratë shtatzëna duhet të punojnë nga shtëpitë.

Me orar të shkurtuar duhet të punojnë personat me sëmundje kronike. Orar i shkurtuar llogaritet katër orë në ditë.

Deri më 20 korrik do të ndalohet edhe puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00.

Vendimi thotë se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë korrikut dhe gushtit, do të merren masa të tjera.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Related posts

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronikë

admin

Ghannouchi, lideri i burgosur i opozitës tuniziane dhe ish-kryetar i parlamentit, ka nisur grevë urie tre-ditore

rezart morina

Presidenti Erdoğan i bën thirrje SHBA-së që të gjejë “terroristin” që sulmoi Shtëpinë Turke në New York

rezart morina