RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tensione në Karaçi pas arrestimit të ish-liderit pakistanez

tensione-ne-karaci-pas-arrestimit-te-ish-liderit-pakistanez

Mbështetësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, dolën në rrugët e Karaçit për të protestuar kundër arrestimit të tij më herët gjatë ditës.

Khani u arrestua në Islamabad, pasi u paraqit në gjykatë me akuza korrupsioni.

Fawad Chaudhry, një zyrtar i lartë me Partinë pakistaneze Tehreek-e-Insaf, ka thënë se 72-vjeçari Khan u arrestua në ambientet e gjykatës nga agjentë të organit antikorrupsion të vendit, Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë.

Khani u rrëzua me mocion mosbesimi në prill 2022. Ai ka pretenduar se rrëzimi ishte i paligjshëm dhe komplot perëndimor dhe ka bërë fushatë kundër qeverisë së pasuesit të tij, kryeministrit Shahbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Chaudhry ka thënë se Khani u tërhoq zvarrë nga gjykata në një automjet policie. /koha

Related posts

Ndodh eklipsi i plotë diellor, hëna ‘zhduk’ diellin në pak sekonda. Pamjet spektakolare (FOTO+VIDEO)

admin

Kurti: Vendosja e Policisë kishte për qëllim ruajtjen e sundimit të ligjit

admin

Tensionet në pikat kufitare, Kosova i kërkon Perëndimit masa ndaj Vuçiçit: Ndaleni para se të para se të hyjë në luftë

admin