RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tensionet Kosovë-Serbi, sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

tensionet-kosove-serbi,-sot-ne-bruksel-takohen-kurti-dhe-vuciq

Me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Detajet e takimit në kohë tensionesh nën ndërmjetësimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në ora 10:30 dhe fokusi i takimit sipas njoftimit zyrtar të BE-së do të jetë në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi i cili do të fillojë në orën 10:30, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të trajtohen çështjet aktuale me synim siç thuhet, zbutjen e tensionit aktual në terren.

Njoftimi zyrtar i BE-së për takimin Kurti-Vuçiq

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet tutje nga BE-ja.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga ekzekutivi i Kosovës raporton Telegrafi.

Kurti e Vuçiq janë takuar herën e fundit më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Deklaratat para takimit dhe thirrjet ndërkombëtare

Në ndërkohë para këtij takimi ka pasur zhvillime politike edhe përpjekje për të ndikuar në uljen e tensioneve raporton Telegrafi.

Dy ditë para takimit me Vuçiq, Kurti zhvilloi bisedë telefonike me zyrtarë të SHBA-në e Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti, në një shkrim në Twitter, tregoi se ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, duke e quajtur “telefonatë të frytshme”.

Kurti, më herët gjatë ditës së martë, zhvilloi bisedë telefonike edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Kurti.

Në prag të takimit kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takuan përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.

Ndërkaq, të mërkurën kryeministri Kurti është takuar në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Related posts

BE: Veprimi i Dodikut nuk ka asnjë vlerë ligjore – kjo thellon krizën politike

rezart morina

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë

RTI

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

rezart morina