RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dikur lejonte një fëmijë për familje, tash me fushatë për inkurajimin e grave të lindin

kina-dikur-lejonte-nje-femije-per-familje,-tash-me-fushate-per-inkurajimin-e-grave-te-lindin

Qeveria kineze është zotuar të përmirësojë shërbimet para dhe pas lindjes për të inkurajuar më shumë gra të lindin fëmijë dhe përsëriti synimin e saj për të dekurajuar abortet, ndërsa kërkon të kthejë një normë lindjeje e cila është në rënie.

Masat përfshijnë edhe një premtim që t’i bëjë trajtimet për fertilitet më lehtë të qasshme.

Fushata edukative për shëndetin riprodhues do të kryhet gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin publik duke “parandaluar shtatzëninë e padëshiruar dhe duke reduktuar abortet që nuk janë të nevojshme nga pikëpamja mjekësore”.

Kina ka një nga normat më të ulëta të lindjeve në botë dhe përpjekjet e qeverisë për të inkurajuar njerëzit të kenë më shumë fëmijë ende është treguar e suksesshme. Vendi po i afrohet një krize demografike me shkallën më të ulët të rritjes së popullsisë në më shumë se gjashtë dekada.

Kostoja e lartë e jetesës e martesat e vonuara përmenden shpesh si faktorë në ngurrimin e të rinjve kinezë për të pasur fëmijë, ashtu si dhe ndikimi i vazhdueshëm i politikës qeveritare prej dekadash që lejonte vetëm një fëmijë, dhe e cila përfshinte abortet e detyruara.

Në vitet e fundit, qeveria ka hequr kufizimin në numrin e fëmijëve që një çift mund të ketë.

Kina ende ka numrin më të madh të banorëve në botë, por për pak kohë, India parashikohet ta kalojë. /koha

Related posts

NATO shpreh dëshirën për marrëdhënie më të mira me Serbinë

rezart morina

Aktivistët britanikë ngrenë alarmin, burgjet e Anglisë po “pushtohen” nga shqiptarët

admin

Afrika e Jugut: Izraeli shkel vendimet e masës së GJND-së

rezart morina