Pas tensioneve në veri, ka ardhur reagimi i parë nga Presidenca e Kosovës.
Këta të fundit, kanë thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzim të situatës.
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Tëitter tha se Serbia do të mbahet plotësisht përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës.
Postimi i plotë i Velës:
Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren.
Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit.
Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin.