RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tensionohet situata në kufirin Liban-Izrael pas “heqjes së gardhit”

tensionohet-situata-ne-kufirin-liban-izrael-pas-“heqjes-se-gardhit”

Tensionet janë rritur pasi disa qytetarë në jug të Libanit u përpoqën të hiqnin gardhet që Izraeli kishte vendosur në kufi, transmeton Anadolu.

Banorët e rajonit Kefr Shuba në jug të Libanit hoqën disa nga gardhet me tela që Izraeli kishte vendosur në kufi më 7 qershor.

Pasi libanezët hoqën një pjesë të gardhit, ata iu nënshtruan ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në anën tjetër të kufirit. Ushtarët izraelitë hodhën bomba tymi mbi libanezët.

Në lajmet në mediat libaneze, thuhet se pas tensioneve, ushtria izraelite dhe libaneze ishin në gatishmëri në pikën zero të kufirit.

Më tej thuhet se ushtria izraelite kishte vendosur në kufi një tank të tipit Merkava si masë paraprake.

Ushtarët e Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) po presin gjithashtu në kufi.

Më 7 qershor, fermeri libanez Ismail Nasser pengoi një buldozer të ushtrisë izraelite të punonte i cili kishte kaluar kufirin dhe hapte një llogore.

Pamjet e Nasserit duke dalë para buldozerit dhe duke mos hequr dorë nga veprimi i tij patën jehonë të gjerë në rrjetet sociale.

Related posts

Kryetari i Suharekës reagon pas njoftimit se një mësimdhënëseje iu ndalua ushtrimi i profesionit për shkak të shamisë

admin

FOTO/ Atentati ndaj Donald Trump, autoritetet gjejnë detonator dhe bateri në tarracën ku 20-vjeçari kreu sulmin. Ja çfarë është zbuluar në makinën dhe celularin e tij

admin

Çmimi i taksive në kryeqytet e rajonit

admin