RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teoricieni konspirativ urdhërohet të paguajë 1 miliard dollarë, masakrën në SHBA e quajti trillim

teoricieni-konspirativ-urdherohet-te-paguaje-1-miliard-dollare,-masakren-ne-shba-e-quajti-trillim

Teoricieni konspirativ Alex Jones do t’iu paguajë 965 milionë dollarë personave që vuajtën nga pretendimet e tij të rrejshme se të shtënat në shkollën “Sandy Hook” ishin mashtrim, ka vendosur të mërkurën një gjykatë në Connecticut.

Familjet e tetë prej viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit kanë kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje, raportoi BBC.

Vendimi kundër drejtuesit të “Infowars” erdhi për shkak të promovimit të pamëshirshëm të gënjeshtrës se masakra e vitit 2012 nuk ndodhi kurrë dhe se familjet e pikëlluara të paraqitura nëpër lajme ishin aktorë të punësuar si pjesë e një komploti qeveritar për t’ua hequr armët njerëzve.

20 fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në atë shkollë.

Jones tani pranon se sulmi ishte “100% real”.

Gjyqi që zgjati tri javë u përcoll me dëshmi emocionale nga një numër i prindërve.

Disa përshkruan si ishte krijuar urrejtje në internet kundër tyre dhe disa se ishin detyruar të ndërronin shtëpi vazhdimisht për sigurinë e tyre. Një baba, Mark Barden, rikujtoi kohën kur dëgjoi se njerëzit po përdhosnin varrin e djalit të tij duke e urinuar dhe duke kërcënuar se do të gërmonin në të.

Gjatë argumenteve përmbyllëse, avokati i paditësve Chris Mattei tha: “Kur secila nga këto familje po mbytej në mërzi, Alex Jones ua vuri këmbën përmbi”.

Jones e kritikoi procesin gjyqësor si një “shfaqje” i drejtuar nga një gjykatës “tiran” dhe argumentoi se ai nuk ishte fajtor për veprimet e ndjekësve të tij.

“Tashmë kam thënë se më vjen keq me qindra herë dhe mjaft kam kërkuar falje”, tha ai në dëshminë dramatike në fund të muajit të kaluar.

Related posts

Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

admin

Gjermani, arr’estohet i dyshuari për su’lmin me thi’kë në Solingen

rezart morina

Rusia përqendron 110 mijë ushtarë për ofensivën nga lindja

admin