RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

balla-bisede-telefonike-me-homologun-svecla:-ngushellime-per-efektivin-e-vrare

Në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kosovar Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, Balla ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ministria e Brendshme bënë të ditur se Svelça nga krahu tjetër e ka informuar ministrin Balla mbi situatën dhe masat e marra nga Policia e Kosovës.

Mënjesin e kësaj të diele, oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa mbeti i plagosuri dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare. Policia ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. Ngjarja u humbi jetën punonjësi i Policisë, ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë. Sipas policisë së Kovoës, në urën e fshatit janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Më pas personat e armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi.

Related posts

Të paktën 78 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga rrëmuja në Jemen

admin

Spajiq në Paris: Mbështetja e Francës thelbësore për anëtarësimin e Malit të Zi në BE

admin

Izraeli bastisi Nablusin dhe kampin e refugjatëve Qalandia në Bregun Perëndimor

Irfan Jahiu