RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

termet-i-fuqishem-godet-kryeqytetin-e-kolumbise

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 ballë goditi kryeqytetin Bogota dhe qytete të tjera të Kolumbisë sot, ndërsa banorët dolën në rrugë me urdhër evakuimi, raporton Anadolu.

Tërmeti ndodhi në rajonin Meta me epiqendër 100 kilometra në jug të kryeqytetit. Ai u pasua nga dy pasgoditje minuta më vonë.

Kryebashkiakja e Bogotës, Claudia Lopez Hernandez, u kërkoi banorëve që të mos kthehen në ndërtesat në kryeqytet për shkak të shqetësimeve për pasgoditje të tjera.

“Lëkundje të forta në Bogota. Le të qëndrojmë të qetë dhe të kujdesshëm. Po kontrollojmë gjithë sistemin e raportimit dhe reagimin e urgjencës për verifikime. Ju lutemi të merrni të gjitha masat paraprake në rast të pasgoditjeve të mundshme. Qetësi dhe kujdes”, shkroi Lopez Hernandez në Twitter.

Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe punëtorët u larguan nga ndërtesat qeveritare në Bogota ndërsa aeroporti ndërkombëtar u evakuua. Nuk ka pasur raportime për viktima, ndërsa janë raportuar dëme në ndërtesat pranë epiqendrës.

Related posts

​Bizneset vendore ankohen për mosmbështetje nga institucionet e shtetit

admin

Italia arreston 79 persona në operacionin kundër rrjetit mafioz “Ndrangheta”

Irfan Jahiu

BE-ja zgjat qasjen pa tarifa për mallrat bujqësore ukrainase

Muhamet Ramadani