Një tërmet me fuqi 5,1 ballë është regjistruar në provincën iraniane të Khorasanit Jugor në kufi me Afganistanin, transmton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethit Ashgabat në Tebes, provincën e Khorasanit Jugor, u regjistrua në orën 4:07 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Theksohet se tërmeti është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrave.
Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme ose për dëme materiale.