RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet me magnitudë 6.7 godet Ishujt Loyalty në Oqeanin Paqësor

termet-me-magnitude-6.7-godet-ishujt-loyalty-ne-oqeanin-paqesor

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur juglindjen e Ishujve Loyalty, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti i cekët ndodhi në orën 14:45 GMT, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami.

Po ashtu nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme në infrastrukturë.

Epiqendra fillimisht u përcaktua në koordinatat 23.00 gradë gjerësi gjeografike jugore dhe 171.40 gradë gjatësi gjeografike lindore.

Arkipelagu i Ishujve Loyalty në Oqeanin Paqësor shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik ku tërmetet janë të shpeshta.

Related posts

OKB refuzon kërkesën e Iz’raelit për të zhvendosur paqeruajtësit nga Libani

Muhamet Ramadani

Ceuta përballet me valë migrantësh, mijëra persona kalojnë kufirin nga Maroku

Irfan Jahiu

Protestuesit serb po shpojnë gomat e veturave të mediave kosovare

Muhamet Ramadani