RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

termet-vdekjeprures-ne-afganistan

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.

Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.

Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.

“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.

Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime. /rel

Related posts

Rusia kundërshton vizitën e Pelosit në Tajvan

admin

OKB-ja: Palët ndërluftuese të Sudanit kryen shkelje që përbëjnë krime lufte

admin

Lajçak viziton sot Beogradin, takohet me Vuçiq

admin