RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

“Tërmeti që goditi Turqinë një nga tërmetet më të mëdha të brendshëm në botë”

“termeti-qe-goditi-turqine-nje-nga-termetet-me-te-medha-te-brendshem-ne-bote”

Sipas një eksperti, tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi dje Turqinë jugore është “një nga tërmetet më të mëdha të brendshëm” në botë, transmeton Aandolu.

“Ishte një tërmet i madh i papritur”, tha profesor Shinji Toda duke përmendur intensitetin e tërmeteve që goditën Turqinë jugore një ditë më parë, që rezultoi në vdekjen e mbi 5.400 njerëzve.

“Është një nga tërmetet më të mëdha të brendshëm në botë”, tha Toda, i cili është profesor në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Shkencës së Fatkeqësive në Universitetin Tohoku në Japoni.

Për të përditshmen japoneze ‘Asahi Shimbun’, Toda tha se tërmeti “mendohet të ketë qenë aktiv në një zonë të gjerë prej rreth 150 deri në 200 kilometra të Zonës së Anadollit Lindor, e cila njihet si aktive”.

Zona e çarjes së Anadollit Lindor, tha profesori, është një çarje rrëshqitëse e vendosur në kufirin midis Pllakës Arabe dhe Pllakës së Anadollit.

“Përveç magnitudës së tërmetit, cektësia e epiqendrës shkaktoi dëme të mëdha”, tha profesori japonez.

Toda tha se “sasia e fuqisë” e tërmetit që goditi pjesët jugore të Turqisë është “më shumë se dhjetë herë më shumë se ajo e ‘Tërmetit të Madh Hanshia’ e vitit 1995 dhe tërmetit Kumamoto e vitit 2016”.

‘Tërmeti i Madh Hanshin’, respektivisht tërmeti në Kobe të Japonisë me magnitudë 7.3, ndodhi më 17 janar të vitit 1994 në provincën jugore japoneze, ndërsa tërmetet në Kumamoto ishin një seri tërmetesh, përfshirë dridhjen më të fuqishme me magnitudë 7.0 që goditi qytetin më 16 prill të vitit 2016.

Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në dhjetë provinca të goditura nga tërmetet.

Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të hënën herët goditi rrethin Pazarcık të provincës Kahramanmaraş, më pas nëntë orë më vonë një tërmet 7.6 ballë me qendër në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaraş tronditi rajonin, duke prekur disa provinca të tjera, përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm të historisë së Republikës Turke, por edhe të gjeografisë sonë dhe të botës”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

“Lehtësimi ynë më i madh është se mbi 8 mijë qytetarë tanë janë shpëtuar nga rrëonat deri më tani”, shtoi Erdoğan.

Autoritetet e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) njoftoi se dy tërmetet e fuqishme u pasuan nga 243 pasgoditje.

Provincat Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman , Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis po ashtu janë prekur rëndë nga tërmeti.

Related posts

Abazoviq: Në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995 është vrarë njerëzimi

admin

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

admin

SHBA-ja ndan edhe 450 milionë dollarë për Ukrainën

admin