RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tetë migrantë të vd’ekur teksa përpiqeshin të shkonin nga Franca në Angli

tete-migrante-te-vd’ekur-teksa-perpiqeshin-te-shkonin-nga-franca-ne-angli

Tetë persona kanë vdekur gjatë natës teksa janë përpjekur të kalonin kanalin nga Franca në Angli, sipas zyrtarëve në Francë.

Ekipet e shpëtimit ishin alarmuar sapo që barka kishte pasur telashe në ujërat veriorë të Kanalit Anglez, rreth mesnatës, sipas kohës lokale.

Barka kishte rreth 50 persona në bord dhe kishte nisur të zhytej në ujë jo larg brigjeve.

Incidenti i së dielës ndodhi një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën në një barkë që barte dhjetëra migrantë në brigjet franceze.

Incidenti i 3 shtatorit ishte më vdekjeprurësi në kanalin anglez sivjet.

Related posts

Analiza/ Evropa po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit! Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

admin

Tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter në Shqipëri, 12 shtëpi të dëmtuara në Klos

admin

Rritet në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, qindra të tjerë të zhdukur

RTI