RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tetë të zhdukur pasi rrëshqitja e dheut godet disa shtëpi në Kinën qendrore

tete-te-zhdukur-pasi-rreshqitja-e-dheut-godet-disa-shtepi-ne-kinen-qendrore

Të paktën tetë persona janë zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi një fshat në Hunan të Kinës qendrore sot, tha media shtetërore, transmeton Anadolu.

Rrëshqitja e dheut goditi katër shtëpi në fshatin Douxi në qarkun autonom Xinhuang Dong të Huaihuas sot herët, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Deri më tani tetë persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa të tjerët janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit. Kërkimi për personat e zhdukur në zonë vazhdon, tha agjencia.

Ndërkohë, disa pjesë të vendit të goditura nga shirat e dendur dhe përmbytjet javën e kaluar morën një tjetër alarm zyrtar të verdhë sot për stuhi shiu, përfshirë Hunanin.

Të shtunën, autoritetet kineze thanë se gjetën gjashtë persona të vdekur pasi u zhdukën një javë më parë gjatë rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat masive në provincën juglindore Fujian.

Shirat e dendur kanë goditur Kinën jugore që nga fillimi i hershëm i sezonit vjetor të përmbytjeve.

Rreth 47 persona kanë humbur jetën në provincën jugore Guangdong të Kinës gjatë katër ditëve të fundit, ku shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke shkatërruar mijëra shtëpi të ulëta dhe duke dëmtuar rrugë dhe të korra.

Related posts

Biden: Nëse mjekët më këshillojnë, mund të tërhiqem nga gara presidenciale

Muhamet Ramadani

“I ligë dhe keqdashës” – Aktori Robert De Niro kundër Donald Trump: Habitem si njerëzit e marrin seriozisht

admin

Banka Botërore: Azia Jugore do të përballet me nxehtësi ekstreme deri në vitin 2030

admin