Probleme në bujqësi dhe ligatinat e famshme
Spanja po përballet me një valë të pazakontë të nxehti dhe thatësire. Mungesa e reshjeve të shiut po çon drejt tharjes në ligatinat e Donanas, një nga zonat më të pasura bujqësore për dekada dhe një strehë e kafshëve të egra për shekuj.
Parku kombëtar shtrihet në përgjatë të një rezerve ujore nëntokësore prej 1000 miljesh katrorë, një zonë pothuajse dyfishi i madhësisë së Londrës. Për këtë situatë shkak shihen ndryshimet klimatike.Qeveria rajonale Andaluzisë planifikon një amnisti për ata që ofrojnë ujitje nëpërmjet hapjes së puseve, por kjo ka shkaktuar protesta nga ambientalistët.
Ata shprehen se kjo gjë mund të rrezikojë rezervat nëntokësore. Fermerët gjithashtu janë shprehur kundër këtij plani sepse kjo mund të dëmtojë të korrat e tyre. Rajoni ku ndodhet parku, prodhon 97% të frutave të Spanjës dhe është eksportuesi më i madh në botë i luleshtrydheve.
Në vitin 2022, Evropa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar, përfshirë valët e të nxehtit, kushtet e thatësirës dhe zjarret. /tvklan