RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Holandës, Zelensky viziton edhe Danimarkën

pas-holandes,-zelensky-viziton-edhe-danimarken

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Danimarkë pas vizitës së tij në Holandë.Lideri ukrainas u përshëndet në bazën ajrore Skrydstrup në Vojens nga kryeministrja Mette Frederiksen dhe princesha e kurorës Mary. Kjo vizitë vjen pas dakordësisë për t’i dhënë Ukrainës avionë luftarakë F16.

Danimarka së bashku me Holandën do t’i dorëzojnë vendit që është në luftë disa nga këto avionë. Ndërsa Zelenskyy tha se vendi i tij do të merrte 42 avionë, Holanda dhe Danimarka, në një deklaratë të përbashkët, nuk specifikuan numrat.

“F-16 nuk do të ndihmojnë menjëherë në përpjekjet e luftës,” tha kryeministrin holandez, Mark Rutte. “Është, gjithsesi, një angazhim afatgjatë nga Holanda. Ne duam që ato të jenë aktive dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur… jo për muajin e ardhshëm – kjo është e pamundur – por shpresojmë së shpejti.”

Ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha: “Më bën krenar që Danimarka, së bashku me Holandën, do të dhurojnë avionë luftarakë F-16 në luftën e Ukrainës për liri kundër Rusisë dhe agresionit të saj të pakuptimtë. Mbështetja e Danimarkës për Ukrainën është e palëkundur dhe me dhurimin e avionëve F-16, Danimarka tani është në krye të rrugës.” /abcnews

Related posts

MPJD: Në Jarinje dhe Merdarë është pamundësuar kalimi i mjeteve që vijnë nga Kosova, të përdoren pika të tjera

admin

200.000 besimtarë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa pavarësisht kufizimeve izraelite

Muhamet Ramadani

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e “hekurt” për aleancën: Jemi më të fortë se kurrë! E nevojshme, fuqia jonë e përbashkët

admin